Sheshel: Ushtria serbe të bëhet gati për të ndërhyrë në Kosovë


Kryetari i Partisë Radikale Serbe, krimineli Vojisllav Sheshel ka thënë se krijimi i poligonit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Mitrovicë të Jugut do t’i vënte në rrezik serbët në Kosovë. Sheshel deklaroi në programin e mëngjesit të televizionit serb, TV Pink se ushtria serbe duhet të jetë e gatshme për të ndërhyrë në Kosovë. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, ushtria jonë duhet të jetë e gatshme nëse ai rrezik bëhet real, në mënyrë që të ndërhyjmë menjëherë. Është një pozicion shumë i rëndësishëm strategjikisht dhe prej andej i gjithë veriu i Kosovës dhe Metohisë mund të kontrollohet. Është gjithashtu e rrezikshme pasi shqiptarët nuk kanë të drejtë në baza ushtarake. Ata nuk kanë të drejtë sipas Rezolutës 1244”, tha Sheshel. Kryetari i SRS-së theksoi se shqiptarët po ndërtojnë bazë ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

“Ato gjëra nuk po shkojnë mirë dhe ne do të duhet ta zgjidhim atë me disa masa më të rrepta një ditë. Do të ishte më mirë të arrihej një kompromis në mënyrë që Kosova dhe Metohija të mbeten pjesë e Serbisë, dhe shqiptarët të marrin një shkallë të lartë të autonomisë, dhe edhe ajo autonomi është e garantuar nga Këshilli i Sigurimit, por shkëputja e Kosovës dhe Metohisë nuk mund të jetë një opsion realist ose një temë diskutimi. Nuk ka asgjë për të folur, nuk duhet të lejohet”, tha Sheshel. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Krijimi i një poligoni të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në Mitrovicë të Jugut, ka ngjallur shumë reagime në Serbi. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar paralajmërimet për formimin e siç është shprehur ai “bazës së FSK-së” në Cërnushë të Mitrovicës së Jugut. “Nëse del ndonjë rrezik më serioz për popullin serb…Nuk kam nevojë të vazhdoj. E dinë serbët e ‘Kosovës e Metohisë’”, tha Vuçiq.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, komuna e të cilit më 26 mars i ndau rreth 200 hektarë për ndërtimin e poligonit në kodrën e Cërnushës. Ai tha se ky poligon nuk cenon sigurinë e askujt. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

“Baza ushtarake e FSK-së që do të ndërtohet në kodrën e Cërnushës nuk është provokim për askënd e as nuk do ta cenojë sigurinë e banorëve serbë të Kosovës, të cilët i mbron dhe do t’i mbrojë shteti i Kosovës me mekanizmat e tij sikurse gjithë banorët e Republikës tonë”, tha Bahtiri. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Be the first to comment on "Sheshel: Ushtria serbe të bëhet gati për të ndërhyrë në Kosovë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*