Shkaku i Kosovës, Shqipëria tërhiqet nga botërori në Serbi?

Shqipëria s’do të marrë pjesë në botërorin e boksit në Serbi nëse Kosovës nuk i lejohet që të marrë pjesë me të drejta të plota si çdo shtet tjetër.

Në mëngjesin e së shtunës, ekipi i boksit të Kosovës nuk u la të hyjë në Serbi shkaku i stemës së Kosovës nëpër fanella e tuta sportive, duke iu kërkuar që t’i hiqnin. Natyrisht, Kosova nuk pranoi diçka të tillë, dhe pak më parë, Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, njoftoi se kanë kontaktuar edhe AIBA-n, më të cilët janë marrë vesh që të marrim pjesë vetëm me shenja të Kosovës, dhe se po presin përgjigje nga ata.

Sido që të jetë, nëse Kosova nuk merr pjesë me të drejta të plota, nuk do të marrë pjesë as Shqipëria, gjithnjë sipas trajnerit të ekipit të boksit të Kosovës, Besim Brahimi, i cili ka falënderuar selektorin e ekipit të boksit të Shqipërisë, Zef Gjoni, raporton AlbKos News.

Be the first to comment on "Shkaku i Kosovës, Shqipëria tërhiqet nga botërori në Serbi?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*