Shpërthimi i zjarreve në Kosovë, amerikanët vihen në aksion nga ajri


Pas përfshirjes nga zjarri të disa vendeve në Kosovë, KFOR-i ka dërguar mbështetje ajrore shtesë për të parandaluar përhapjen e mundshme të zjarrit në zonat që tash e disa ditë janë goditur nga zjarri. Zjarri ende nuk është lokalizuar në disa qytetet në Kosovë. Në një përgjigje për gazetën Insajder, KFOR-i thotë se ka ofruar mbështetje në këtë drejtim përmes aftësive ajrore amerikane, veçanërisht helikopterët UH-60 Blackhawk për të shuar flakët në zonat që ishin të vështira për t’u arritur për shkak të terrenit të ashpër.

“Dje, KFOR -i, me kërkesë të institucioneve vendore dhe pasi ka vlerësuar ndikimin e ndërhyrjes në mision dhe rëndësinë e përhapjes së mundshme të zjarrit, ka dërguar mbështetje ajrore shtesë në mbështetje. Misioni ynë është i gatshëm për të ofruar ndihmë të mëtejshme, sipas nevojës dhe kërkesës”, ka thënë Antonio MINUTELLA nga zyra Kryesore e Marrëdhënieve me Publikun dhe Zëdhënësja e COMKFOR –it. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Kosova po përballet me një valë të flakëve në disa rajone. Pjesa më e prekur raportohet të jetë rajoni i Prizrenit. Sot u raportua edhe një viktimë në Komunën e Vushtrrisë si pasojë e zjarrit. JU FTOJM TE SHT YPNI VID EON ME POS HT DUKE E HAP HAPSIREN RE KALMUESE ME POSHTE

Be the first to comment on "Shpërthimi i zjarreve në Kosovë, amerikanët vihen në aksion nga ajri"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*