“Skenari Amerikan për Kosovën, kështu do të ndahet veriu”?!


Formimi i Asociacionit është në pritje për shkak se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur jo kushtetue vendimin për ta formimin e Asociacionit. Dialogu Kosovë-Serbi dhe mundësia e arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve vazhdon të jetë temë kryesore në mediat e Beogradit. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Gazeta serbe “Danas, e afërt me pushtetin në Serbi, shkruan se afati i fundit për arritjen e marrëveshjes për Kosovën është shtyrë deri në fund të vitit, për shkak se, sipas tyre, Shtetet e Bashkuara tani janë të preokupuara me Venezuelën, kurse Bashkimi Evropian me zgjedhjet për Parlamentin Evropian. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Duke u thirrur në burimet e saj diplomatike perëndimore, të cilët komentojnë fazën aktuale rreth çështjes së Kosovës, gazeta shkruan se “Shtetet e Bashkuara janë për një korrigjim minimal të kufijve dhe shkëmbim territoresh, që do të nënkuptonte se Serbia do të merrte Leposaviqin, respektivisht ultësirën ​​e Kopaonikut, kurse Kosova do të merrte fshatrat në komunën e Preshevës, në perëndim të autostradës (Korridorit 10), dhe është e mundur që Kosovës t’i takojë edhe Tërnoci i Madh në Komuna e Bujanocit”.

“Burimet tona thonë se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë idenë që i gjithë veriu i Kosovës t’i bashkëngjitet Serbisë, e kjo veçanërisht vlen për Mitrovicën e Veriut, dhe se formimi i Asociacionit të Komunave me Serbe është ende në pritje”, shkruan gazeta. Sipas gazetës, formimi i Asociacionit është në pritje për shkak se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur jo kushtetue vendimin për ta formimin e Asociacionit. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

“Problem të madh ka krijuar ish-presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq, kur ka thënë se kjo [Asociacioni i Komunave Serbe] do të jetë një ‘Republika Srpska’ të e re, dhe në këtë mënyrë shkaktoi rezistencë për formimin Asociacionit te shqiptarët, por edhe në Perëndim “, theksojnë diplomatët, citon gazeta.

Be the first to comment on "“Skenari Amerikan për Kosovën, kështu do të ndahet veriu”?!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*