Spartak Ngjela: Biden do të hedhë idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë


Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka thënë se presidenti i ri amerikan Joe Biden, do të përbëjë risi në përkrahjen primare të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Ngjela ka kritikuar presidentin në largim Donald Trump për qasjen e tij për idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi. Ai ka paralajmëruar se do të publikohen provat se pse u shit politika shqiptare në Kosovë e Shqipëri për këtë çështje. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Sipas avokatit, presidenti Biden do të hedhë idenë e tij për bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë. Postimi i plotë i Ngjelës në Facebook: A ka ndonjë aspekt të ri në politikën shqiptare në këtë fillim vit 2021? Gjithsesi sot, në gazetën e madhe gjermane, der Zeit, korrespondenti i politikës se jashtme, Michael Thumann, ka shkruar me analizë konkrete se, Trump, Putin dhe Erdogan po godasin qytetërimin. Kjo përbën një risi për vëmendjen e politikës shqiptare, sepse kryeministri Rama, pikërisht në këtë kohë kur po rrëzohej Trump-i në Amerikë, shkoi te Erdogani, një ditë përpara kryengritjes Trump në Uashington. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Sigurisht, të gjitha këto, krijojnë një aspekt të ri të favorshëm në politikën shqiptare që është në favor të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, i cili arsyetohet sipas pikave të mëposhtme: Presidenti i ri amerikan Joe Biden, do të përbëjë risi në përkrahjen primare të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. Fakti që ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë në stafin e ngushtë të Joe Biden-it, presidentit amerikan të sapo zgjedhur, krijon lehtësi komunikimi midis saj dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Eliminimi i reaksionit antidemokratik të Donald Trump-it, do të nxjerrë fakte për aktivitetin e tij politik kundër botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ndryshim drastik i politikës amerikane nga presidenti Biden, gjithmonë në favor të Kosovës dhe pavarësisë së garantuar të saj, do të jetë një aspekt i ri për çështjen shqiptare. Denoncimi i shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi si një lëvizje pro-serbe, akt ky i ndërmarrë nga presidenti Donald Trump, do të sjellë provat se si dhe pse u shit politika shqiptare, në Shqipëri e në Kosovë për këtë çështje.

Risi do të jetë gjithashtu edhe hedhja nga Joe Biden e idesë së tij doktrinare për bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë. Rritja në maksimum e presionit politik kundër korrupsionit politik shqiptar, ndaj të dyja krahëve të politikës aktuale; nga veprimi edhe më i fuqishëm i ambasadores Yuri Kim dhe i politikës së lartë amerikane; një aspekt i rëndësishëm do të jetë. Intensifikimi edhe më i madh i veprimtarisë që do të ndërmarrë në Shqipëri FBI dhe CIA, kundër korrupsionit të lartë shtetëror, krimit të organizuar dhe, për neutralizimin e politikës së krerëve të korruptuar qe po shkojnë drejt Moskës dhe Beogradit – edhe ky, një aspekt shumë i rëndësishëm do të jetë.

Be the first to comment on "Spartak Ngjela: Biden do të hedhë idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*