“Testi i Bidenit në Ballkan”: Joseph jep tri propozime ku përfshin Kosovën


Duke dhënë tri propozime për Bidenin dhe administratën amerikane, Edward P. Joseph, në një opinion për “Foreign Policy”, ka thënë se Perëndimi është para pyetjes vendimtare se a duhet të vazhdojë me dy lloj standardesh për Ballkanin apo jo. Përderisa ka thënë se SHBA-ja me Bidenin në krye po forcon qëndrimet antikorrupsion dhe “vendosmërinë e palëkundur ndaj kësaj beteje”, ai ka shtuar se deri tash Perëndimi ka “luajtur me dy karta” në Ballkan. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Edward P. Joseph, ligjërues në shkollën e Universitetit “Johns Hopkins” për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan, Joe Biden, që ua ndalon hyrjen në SHBA destabilizuesve të Ballkanit Perëndimor e ka ndërlidhur me mundësinë që ai t’u japë zgjidhje përfundimtare telasheve në Ballkanin Perëndimor. Duke dhënë tri propozime për Bidenin dhe administratën amerikane, Joseph, në një opinion për “Foreign Policy”, ka thënë se Perëndimi është para pyetjes vendimtare se a duhet të vazhdojë me dy lloj standardesh për Ballkanin apo jo.

Përderisa ka thënë se SHBA-ja me Bidenin në krye po forcon qëndrimet antikorrupsion dhe “vendosmërinë e palëkundur ndaj kësaj beteje”, ai ka shtuar se deri tash Perëndimi ka “luajtur me dy karta” në Ballkan. Sipas tij, teksa Serbisë i qe hapur rruga pa pengesa për anëtarësim në BE, pavarësisht “regjimit antidemokratik të Aleksandar Vuçiqit”, Kosovës dhe fqinjëve të Serbisë po u vështirësohet kjo rrugë. Duke folur për Kosovën, Joseph ka theksuar se vendi është nën presion të madh ndërkombëtar për dialogun dhe për formimin e Asociacionit. Ai ka thënë se vazhdimisht Perëndimi ka pasur sjellje neglizhuese ndaj regjimit në Serbi, ndërsa ka paralajmëruar se testit të vërtetë të Bidenit për qëndrimin e tij për Ballkan po i afrohet koha.

Para takimit me partnerët e Washingtonit javën e ardhshme, Joseph ka thënë se Amerikës i duhet t’i zbehë ndikimet e Rusisë dhe Kinës në rajon. Për këtë ai ka thënë se liderët amerikanë “e kuptojnë se e vetmja mënyrë për t’i zbehur ndikimet e liga ruse e kineze në rajon është përmes një qëndrimi të unifikuar perëndimor mbi parimet demokratike bazë.” “Natyrisht, BE-ja mbetet e përçarë rreth Kosovës, e dobët në luftimin e korrupsionit dhe e pasinqertë rreth zgjerimit. Brukseli e përjashtoi menjëherë mundësinë të bëhej pjesë e përpjekjeve të administratës për luftimin e korrupsionit. Megjithëkëtë, urdhri i ri ekzekutiv i jep Bidenit kauzë për t’i afruar aleatët e partnerët e Washingtonit përreth parimeve bazë. Gjatë samiteve të NATO-s e BE-së javën e ardhshme, Bideni duhet t’u kërkojë homologëve të tij që t’i bashkëngjiten Washingtonit në tri elemente kritike, kur është në pyetje komunikata përfundimtare”, ka thënë ai duke propozuar këto elemente.

Sipas tij, fillimisht duhet të bëhet një standard i vetëm sjelljeje për të gjitha shtetet aspiruese në Ballkan. “Krahas riafirmimit të përkrahjes së përgjithshme për zgjerimin e BE-së, deklarata duhet ta shprehë qartazi se të gjitha shtetet aspiruese janë të barabarta për nga sovraniteti dhe se do të mbahen njëjtë përgjegjëse kur janë në pyetje zotimet për standarde evropiane. Asnjë ‘lider politik dhe ekonomik në rajon’ dhe po ashtu asnjë shtet, përfshirë Serbinë, nuk do të tolerohet t’i keqtrajtojë fqinjët apo demokracinë e saj. Njëjtë, asnjë shtet nuk do të mund të ndërmarrë luftë me mjete të tjera, duke përdorur agresionin politik për izolimin e Kosovës, gjë të cilën është duke e bërë Serbia nëpërmjet fushatës së çnjohjeve të Kosovës, apo nga ana tjetër Kosova duke e promovuar bashkimin me Shqipërinë, një formë kjo agresioni kundër serbëve të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë fillimisht Joseph.

Sipas tij, pikë e dytë është që partnerët ta mbështesin vlerësimin e SHBA-së për luftimin e korrupsionit. Ai ka thënë se edhe nëse BE-ja s’pajtohet që të vihen sanksione, Amerika duhet t’i bindë partnerët të paktën për ta mbështetur qëndrimin amerikan kundër korrupsionit përmes urdhrit ekzekutiv. Te pika e tretë ka përmendur Kosovën dhe anëtarësimin në “Partneritetin për Paqe”. “NATO mund ta përdorë një formulë të njëjtë (për të katër anëtarët e Aleancës që nuk e njohin Kosovën) me atë të përdorur nga BE-ja në formalizimin e marrëveshjes me Kosovën. Një gjithë e tillë do t’i dërgonte Serbisë sinjal të fortë për të negociuar seriozisht me Kosovën në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Washingtoni duhet të rekomandojë që një thirrje e tillë të baraspeshohet me shprehjen e një mbështetjeje të fortë të aleatëve për sovranitetin dhe integritetin territorial të pesë shteteve evropiane që nuk e njohin Kosovën. Kosova nuk është përgjegjëse apo e implikuar në ndonjë prej këtyre rreziqeve ndaj integritetit territorial. Po ashtu, pavarësia e Kosovës nuk e ka cenuar të drejtën ndërkombëtare dhe s’ka shërbyer si shtytje për shkëputje diku tjetër në botë. Megjithëkëtë, mbështetja e fortë e aleatëve për pesë shtetet që nuk e njohin mund t’i zbusë shqetësimet në to”, ka komentuar ai në propozimin e tretë.

Në fund, Joseph ka thënë se përafrimi i SHBA-së dhe BE-së në parime kryesore do të ishte mesazh i fuqishëm për Moskën e Pekinin. “Duke përafruar politikën e Perëndimit me vlerat e veta, Bideni ka mundësinë që më në fund ta mbyllë dramën tridekadëshe në Jugosllavi dhe të hedhë jashtë ndikimet ruse e kineze”, ka përfunduar Edward P. Joseph, ish-zëvendëshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Be the first to comment on "“Testi i Bidenit në Ballkan”: Joseph jep tri propozime ku përfshin Kosovën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*