Ushtrimi më i madh ushtarak i SHBA-se që nga Lufta e Dyte e Boterore: Nis edhe ne Kosove


Brenda një jave, ushtrimi më i madh ushtarak i SHBA-së që nga Lufta e Dytë Botërore, e përfshinë edhe Kosovën. Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbi 1 vit e gjysmë që përgatitet t’i ushtrojë 330 ushtarë të saj bashkë me 26 kombe tjera për t’u bërë pjesë e aktiviteteve ushtarake në kuadër të Defender 21. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Ushtrimet teorike veçse kanë nisur këtë të hënë në Gjakovë për t’iu paraprirë atyre praktike. Shefi i departamentit për operacione dhe trajnime në Forcën e Sigurisë së Kosovës, kolonel Ejup Maqedonci, ka treguar se cila do të jetë përmbajtja e ushtrimit. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Njësia jonë do të zhvendoset në Babaj të Bogës për të kryer një operacion të rikthimit të gjendjes në normalitet pasi që në skenarin që e kemi përgatitë me ushtrinë amerikane është paraparë një depërtim i armikut brenda zonës, tha Maqedonci, njofton Klan Kosova.

Nga 28 mijë trupa të shpërndarë në Ballkan, Detin e Zi dhe vendet Baltike, në Kosovë do të zbarkojnë nikoqirët e Defender, ushtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do ta mbështesin FSK-në në këmbësori. E vetë ushtarët e Kosovës do të ushtrojnë edhe në Shqipëri si vend mik, dhe në Kroaci.

Be the first to comment on "Ushtrimi më i madh ushtarak i SHBA-se që nga Lufta e Dyte e Boterore: Nis edhe ne Kosove"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*