“Vuçiq mbeti i shtangur, i habitur” Ja çfarë i kërkohet Albin Kurtit në Bruksel


Nesër pritet të zhvillohet takimi i ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.Derisa, ky është takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.Për herë të parë, dy udhëheqësit janë takuar më 15 qershor dhe gjatë takimit kanë prezantuar pozicionet e tyre të kundërta.Takimi i tyre nxiti debate dhe reagime të shumta jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet e rajonit. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Këtë temë, në një prononcim për gazetën “Bota sot” e ka komentuar profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.Fillimisht, ai përmendi bisedimet në kohën e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, ku sipas tij këto negociata ishin të kota dhe nuk sollën asnjë rezultat në favor të Kosovës, vetëm disa marrëveshje në dëm të saj.“Mbi dhjetë vite me Serbinë dialogun kot Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa dhe për të gjitha këto vite nuk sollën asnjë rezultat përveç disa marrëveshje në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë. Karshi Vuçiqit që të dy ishin servila, të përulur, të nënshtruar dhe të nënçmuar, por e bënë me te keqen, ia lanë Kurtit si kopil te dera asociacionin nje etnik me ekzekutiv te cilin Kurti nuk do ta përbijë”, deklaroi profesori. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Mirëpo, Maxharraj me kryeministrin Kurti në krye të tavolinës së bisedimeve, paralajmëroi se gjërat do të ndryshojnë. Sipas tij, presidenti serb, Vuçiq në takimin e parë me Kurtin, ka mbetur i shtangur, i hutuar, i tronditur, për herë të parë kuptoi se nuk i ka përballë servilët e tipit Thaçi-Mustafa.“Por, tani njeriu i pro Millosheviqit, Vuçiq përballë e ka një njeri tjetër të fortë si guri të pa korruptuar, të pashantazhuar.

Në takimin e pare, Kurti ia bëri me dije Vuçiqit se çka kërkon dhe se për çka kishte shkuar në dialog. Shkurtë i tha se kam ardhur të merremi vesh për njohjet e ndërsjellët. Vuçiq mbeti i shtangur, i hutuar, i tronditur, për herë të parë kuptoi se nuk i ka përballë servilët e tipit Thaçi-Mustafa, të cilën gjë në dialog nuk ia kanë përmend asnjëherë”, theksoi ai.Në vazhdim, profesori nga Amerika kërkoi nga kryeministri i Kurti t’ia bëjë me dije Vuçiqit se nuk ka vazhdim të bisedimeve, pa njohje të pavarësisë së Kosovës“Edhe nesër, por edhe në çdo takim të radhës Kurti duhet të ia bëjë me dije Vuçiqit se qëllimi, esenca dhe brendia e tërë dialogut është : “Njohja e Kosovës si shtet sovran të njohur tanimë nga 120 vende të botës”.

Be the first to comment on "“Vuçiq mbeti i shtangur, i habitur” Ja çfarë i kërkohet Albin Kurtit në Bruksel"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*